Pi ujët prej gurrës ku pin kali. Kurrë s’e pin kali ujin e keq.
Vene krevatin aty ku flen mica. Ha frutin që e kanë prekë krymbat. Merre pa gajle këpurdhën ku ulen insektet. Mbjelle pemën ku ka gërmue urithi. Ndërtoje shtëpinë aty ku prehet gjarpni me ndejtë nxehtë. Çile pusin aty ku zogjtë mrizojnë. Bjer me fjetë dhe çoju prej gjumit nji vaktit me zogjtë – ke me pasë kambë të forta dhe zemër të durueshme, si shtazët e pyllit.
Noto shpesh dhe ke me u ndie mbi tokë si peshku n’ujë. Shife qiellin sa ma shpesh me kenë e mujtun dhe mendimet kanë me u ba pupël dhe të kthjellta. Hesht shumë, fol pak – dhe heshtja ka me t’u përbujtë në zemër, dhe shpirti ka me t’u qetësue dhe paqtue.”
Shën Serafimi i Sarovit
@NewsIn.Al
