KreuBotaDisa të dhëna mbi njeriun më të fuqishëm të "LINDJES" Vladimir Putin.

Disa të dhëna mbi njeriun më të fuqishëm të “LINDJES” Vladimir Putin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pasi kishin kaluar disa javë nga betejat e përgjashkshme, një ushtar kërkoi leje të kthehej në shtëpi.
Me të mbërritur në rrugën ku gjendej shtëpia e tij dalloi një automjet ushtarak të mbushur me kufoma të vrarësh. Kuptoi që armiku kishte bombarduar qytetin e tij. Me dhjetëra kufoma të ngrira ishin gati të transportohen drejt varrezës kolektive.
Ushtari u afrua tek kamioni dhe u hodhi një vështrim të fundit kufomave, ku sytë iu ndalën tek një këpucë e njohur. Po, ishte këpuca që i kishte blerë të shoqes.
Menjëherë u nis drejt shtëpisë që të sigurohet që e shoqja ishte mirë, por u zhgënjye, pasi nuk e gjeti të shoqen. U kthye përsëri tek kamioni dhe filloi të kontrollojë mes kufomave, derisa e gjeti të shoqen.
U trondit.
Pasi e mori pak veten, refuzoi që e shoqja të varrosej në një varr kolektiv, prandaj dhe kërkoi ta largojë nga kamioni me qëllim që ta varrosë siç e meritonte.
Por, teksa e zbrisnin nga kamioni panë që gruaja merrte akoma frymë me shumë vështirësi dhe tepër ngadalë. E dërguan urgjentisht në spital ku i ofruan ndihmën e parë dhe ia arritën ta sjellin sërish në jetë.
Disa vite më vonë, zonja në fjalë, e cila ishte gati të varrosej për së gjalli, mbetet shtatzanë dhe lindi një djalë të cilin e quajtën Vladimir Putin, presidentin aktual të Rusisë.
Këtë ngjarje e rrëfen Hilari Klinton në librin e saj “Zgjedhje të vështira”

Av. Edmond Petraj

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit