Janë reth 2000 faqe, për t’u lexuar dhe kuptuar, në 3 veprat madhore e shumë të kërkuara të P. Zhejit. Mision i vështirë ky dhe shpesh i pamundur…! Kushdo, që ka rënë në kontakt me to, ka ndjerë nevojën për të pyetur autorin: “pse, si, qysh, tek…?” dhe në pamundësi për këtë i ka mbajtur 3 librat në fjalë si relike me vlerë dhe zbukurim në bibliotekën vetiake. “E di unë se çdo thonë për mua: njohës i disa gjuhëve, nga përkthyesit më të mirë, erudit…etj, etj. por, Algoritmin Simbolik, kurkush nuk do ta përmendë. Kjo është varrosje për së dyti!!”, shprehej Petro.

Për të gjithë të interesuarit, që sot janë shumë, edhe ata që kan ndjerë nevojën të komunikojnë me Petron si dhe të shumeturit për të mësuar gjithdijen dhe përballur me dritën, me gjuhën dhe mendimin e Zotit të quajtur Algoritmi Simbolik, u jepet mundësia të komunikojnë me P. Zheji në mënyrën më të thjeshtë dhe të pagabueshme të mundëshme nëpërmjet këtij libri “Takim me Petro Zhejin”, të thjeshtë e të përmbledhur në 250 faqe.
Libri në fjalë është nxjerrë nga bisedat e afërta dhe kujtimet e autorit. Aty lexuesi do gjejë mënyrën e thjeshtë e të pagabueshme e të folurit të P. Zhejit, me të cilën ai komunikonte … ku çdo nxënës i tij nuk ndjehej nxënës por i barabartë me mësuesin. “Një mësues i mirë nuk mund t’i japë nxënësit të tij, atë që nxënësi nuk e di. Detyra e mësuesit është të nxjerrë nga koka e nxënësit gjithçka që ai mban të fjetur brenda tij”, shprehej Petro. Erudicioni i tij e bën Petron të flasë dhe të sillet si “babai” dhe gjykatësi i të gjithë kokave të mëdha të shkencës dhe filozofisë. Këtë ai e bën me shum lehtësi dhe thjeshtësi duke hequr mitin e tyre para nxënësit. Për këtë ai përdor/vë në punë po aq lehtësisht e mjeshtërisht Gjuhën tonë Shqipe dhe Algoritmin Simbolik (gjuhën e zotit) të ndërthurur tek njëra tjetra ose/dhe si e njëjta gjë. “Ndigjo mor bir” më thosh ai në konfidencë, “kur të arrish të mendosh dhe shkruash me simbole, do t’i thuash çdo mendimtari të shkencës dhe filozofisë: Hajde këtu të fshij prapanicën me ty!” Domethënia e kësaj ishte për faktin e thjeshtë se vetëm Zoti mendon e flet me simbole dhe këtë, dmth, mëndjen dhe Gjuhën e Zotit ai, Petro Zheji e kish kuptuar dhe përvetësuar dhe me shum modesti na i dhuron nëpërmjet këtij libri. “Përballë njohuris së Zotit çdo dituri tjetër, sado e madhe qoftë, ajo nuk është asgjë!” Kushdo që do dëshirojë të mësojë dhe do mund të arrijë në këto nivele, do ndihet i çliruar nga gjithçka dhe mbi të gjitha mjaft krenar dhe i fisëm për gjuhën historinë, vendin dhe racën e trashëguar aq shumë të anatemuar dhe përdhosur nga vet ne dhe bota që na rrethon. Rasti është: Në mos tre veprat e P. Zhejit dhe në pamundësi për t’i arritur e kuptuar momentalisht ato, keni një mundësi më të shpejtë dhe më të thjeshtë për ta arritur këtë : “Takim me Petro Zhejin”.
Ku mund ta gjeni librin:
- Shqipëri-Tiranë “Librari Art’s”, në Bulevardin Zogu i Parë, pranë ish stacionit të trenit.
- Greqi: https://www.facebook.com/Rrjeti-Bizneseve-Shqiptare-Greqi-1873291186015000

