Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thirri në një takim drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare dhe shefat përkatës të komisariateve për të ndarë disa shqetësime të lidhuara posaçërisht me turizmin dhe vëmendjes që i duhet kushtuar sezonit.
“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar”, tha Çuçi.
Duke u ndalur tek respektimi i orarit të lejuar të muzikës në lokalet e natës, baret apo restorantet, ministri kërkoi zbatimin rigoroz të ligjit pa asnjë përjashtim për të gjithë subjektet.
“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.
– Një vendim normal ky për lokalet brenda qytetit, që nuk kanë kufi në muzika që servirin… Ka orar dhe ti ndaloju muziken e larte pas kësaj ore, por jo ti mbyllësh…asgjê nuk duhet të jetë shabllone…nuk ju lihet shteg policëve të ndalojnë kitarën akustike në një ambient të mbyllur, atje ku nuk shqetëson kënd.
Ndotja akustike ka njësi matëse dhe pajisja me aparate të tilla eviton cdo lloj pakenaqësie .
Si mund të trajtohen rë gjitha subjektet njësoj? Nuk merren vendimet vetëm me një majë lapsi…Bota e qytetëruar ka njësi matëse për çdo lloj zhurme , apo aktiviteti.
@NewsIn.Al

