-SI ASKUSH TJETËR-
Në ballkonin tënd do vijnë lejlekët,
Me krahët e tyre të bardhë,
Ftesën tënde më kot prita i dashur,
Të vija dhe unë me retë nga larg…
Me heshtjen nderur mes kortinave
Dhe një pranverë kaq të trembur në prag,
E ftohur mbeti çerdhja e ëndrrave,
Zemrës iu shtua padashur dhe një plagë…
Do vijnë lejlekët, do vijnë patjetër,
Gëzohem që mungesa ime s’i ndal,
Të kam dashur, i dashur s’i askush tjetër,
Me pranverën, dua të ndjehesh i gjallë…
-ARMENIDA QYQJA
(Mars 2022)
@NewsIn.Al

