E diel, 8 Nëntor, 2026
spot_img
KreuAktualitetiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, prezanton drejtuesit e...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore.

Goditja e krimit dhe kultivimit të kanabisit deri në zhdukje,  objektiva primare në drejtimin e tyre!

Gjatë prezantimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm, duke vlerësuar punën e mirë të bërë deri tani, u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Drejtor Nano, gjatë prezantimeve, u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Nano ka theksuar se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë. (BW)

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit