Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në kuadër të vitit të ri shkollor 2021-2022, strukturat e DVP Korçë dhe Komisariateve në varësi të saj, janë angazhuar duke qenë prezente në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Korçë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e procesit mësimor, në menaxhimin e trafikut dhe orientimin e lëvizjes, si edhe në monitorimin e zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.
DVP Korçë ju uron të gjithë nxënësve suksese në mësime dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital.
#Policia_pranë_jush

