KreuAktualitetiDrejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi...

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil

U.S.Embassy – Tirana

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.
Z. Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) mundësoi vizitën, e cila u financua nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA.
Z. Dumani iu bashkuan katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut.

Deklarata e plotë: https://al.usembassy.gov/sq/angazhimi-i-spak-me-partneret/

SPAK Chief Special Prosecutor Altin Dumani led a delegation that traveled to Brasilia and São Paulo, Brazil to strengthen collaboration with key law enforcement partners to dismantle international organized crime networks.
Mr. Dumani and his colleagues exchanged information and engaged with the highest-level Brazilian police officials and prosecutors about the immense power and role Albanian organized crime groups have in transporting massive amounts of cocaine from South America to Europe. The U.S. Department of Justice’s Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training (OPDAT) facilitated the visit, which was funded by the U.S. State Department’s Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL).
Mr. Dumani was joined by four other SPAK prosecutors, SPAK’s legal advisor, an NBI investigator, and the SPAK-embedded U.S. Resident Legal Advisor and FBI agent.

Full statement: https://al.usembassy.gov/spak-engagement-with-brazilian-counterparts/

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit