Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSali Berisha cakton tre drejtues të rinj politik të PD-së. Jozefina Topalli...

Sali Berisha cakton tre drejtues të rinj politik të PD-së. Jozefina Topalli merr drejtimin e Diasporës!

T

Sali Berisha cakton tre drejtues të rinj politik të PD-së. Jozefina Topalli merr drejtimin e Diasporës!

ashmë është zyrtare dhe drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Një detyrë e re për Topallin, pasi në zgjedhjet bashkiake të vitit 2023, ku grupi i Sali Berishës ende nuk e kishte marrë vulën e partisë, ajo ishte drejtuese politike e PD-së për Qarkun e Lezhës.

Ndërkohë, në dokumentin e mëposhtëm të firmosur nga lideri demokrat Sali Berisha, deputeti Tomor Alizoti është caktuar drejtues politik për Qarkun e Elbasanit.

Alizoti zëvendëson në Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianjin, i cili më 26 shtator u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, Berisha ka caktuar drejtues politik edhe Fisnik Qosen, i cili do të mbulojë vetëm zonat e Bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës. Aktualisht Fisnik Qose mban dhe postin e kryebashkiakut të Kavajës, i zgjedhjur në zgjedhjet e Prillit të vitit 2023.

Më herët ishte caktuar vetëm Belind Këlliçi si drejtues politik për Qarkun e Tiranës, por siç duket, duke qenë se është qarku me popullsinë më të madhe në vend, është vendosur që ta ndajë me Fisnik Qosen.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments