Klodian Braho, kreu i ri i SPAK, deklaroi se është ekspert i veprave që lidhen me korrupsionin.
Duke theksuar një nga pikat e tij më të dobëta, ai tha se duhet të përmirësonte komunikimin në publik.
publik.
“S’mendoj se jam perfekt. Si pikë të fortë, do të thoja se jam marrë gjatë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Kam pasur maturinë dhe qetësinë për çështje të tilla. Sa i përket pikës time të dobët, do të tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë komunikim publik. Kjo është një nga pikat e mia do të thoja të dobëta, që duhet ta përmirësojë. Ne si trupë prokurorësh ndoshta s’kemi qenë të mësuar. Drejtuesi është ai që përfaqëson, por prokurorët se kanë pasur këtë mundësi, ndaj këtu ka vend për përmirësim! Nga zoti Dumani do të merrja vendosmërinë dhe nga zoti Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kur të dy ushtronin detyrën, institucioni nuk ka qenë i njëjti.
@NewsIn.Al
