KreuAktualiteti"Dritarja majë çatisë” me autor shkrimtarin Eris Rusi, është si një dritare...

“Dritarja majë çatisë” me autor shkrimtarin Eris Rusi, është si një dritare e hapur, ku lexuesi mund të zgjatë dorën e të marrë nga qielli muzgun në sfond, shkëlqimin e hënës, vetminë e yjeve.

“Dritarja majë çatisë” me autor shkrimtarin Eris Rusi, është si një dritare e hapur, ku lexuesi mund të zgjatë dorën e të marrë nga qielli muzgun në sfond, shkëlqimin e hënës, vetminë e yjeve.

Nga Eralda Baze

Libri me tregime “Dritarja majë çatisë” me autor shkrimtarin Eris Rusi, i botuar nga shtëpia botuese “Schnell”, është një befasi e këndshme për lexuesit e prozës së shkurtër shqipe. Janë gjashtëmbëdhjetë tregime, gjashtëmbëdhjetë histori të shkurtra ku bota e personazheve flet me gjuhën e shqetësimeve të kohës, ku fatet njerëzore i përulen fatit, të papriturës, tragjedisë dhe gdhihen e ngrysen me pasigurinë e jetës, që nuk është asnjëherë e plotë.
Ky libër, është si një dritare e hapur, ku lexuesi mund të zgjatë dorën e të marrë nga qielli muzgun në sfond, shkëlqimin e hënës, vetminë e yjeve.
Dashuria, shpaloset në formën e një ëndrre e cila asnjëherë nuk përfundon, pas së cilës nuk vjen zgjimi i menjëhershëm, por përkundja në një tjetër botë, ku njeriu është i ngrohur veç nga zemra e tij.
Edhe vetë titujt e tregimeve e dëshmojnë një ndjesi të tillë: DRITARJA MAJË ÇATISË; TRADHTIA; QOFTË E THËNË; ËNDËRR AMERIKANE SHALLI I ZI; HISTORI GRUAJE; HIJE NË SHTJELLË; PASQYRA E VETVETES etj.
Mos nguroni ta lexoni dhe ta shijoni këtë libër të dashur miq!

Eralda Baze
#eraldabaze

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit