KreuKulturë / ArtDuhet shkruar për ikjen e poetëve, sepse dhimbja rrjedh nëpër vargjet e...

Duhet shkruar për ikjen e poetëve, sepse dhimbja rrjedh nëpër vargjet e atyre që i kanë dhënë shpirtit mundësinë të jetojë gjithmonë./ Nga poeti Skënder Rusi

Nuk e di nëse duhet shkruar për ikjen e poetëve, sepse dhimbja rrjedh nëpër vargjet e atyre që i kanë dhënë shpirtit mundësinë të jetojë gjithmonë. Por dëshpërim kam. Dhimbje, dhimbje të thellë edhe për ikjet e fundit, për miqtë e mi, për Bardhyl London, për Demir Gjergjin, për Sami Velcanin.
Ikje poetësh që dëshmojnë sa të përkohshëm jemi në këtë jetë. që jetojmë të sotmen, pa e ditur që për secilin nga ne, është e shkruar dita tjetër, e quajtur “nesër”.

NESËR

Nesër ti do të qash
Kur të jesh vetëm,
Unë do të jem ajo
Mjegulla e bardhë te dritarja!
Për të folur me ty
Duhet me patjetër
Të thyej,të paktën tre-katër xhama!

Dua të të mbuloj ty të gjithën,
Që të mos të afrohet asnjë tjetër,
Botën e tërë ne e çuditëm
Dhe s’ jemi as të rinj,as të vjetër!

Nesër ti do të qash
Kur të jesh vetëm,
Dhe unë s’të dhashë aq dashuri sa duhet!
Jetojmë në një planet
Ku ende nuk kemi gjetur
Të ngrihet ndonjë monument
Vetëm për puthjet!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit