Duke të pritur ty…
I pashë stinët të binin një e nga një
përpara
syve të mi..
I pashë shkëmbijtë tek i gërryente deti
Në brigjet
Ku shkoja çdo vit…
Duke të pritur ty
E pashë botën të më zvogëlohej prej
Ecejakève të avionëve
Gjithmonë
E më të shpejtë..
Pashë diellin të mplakej
Pashë hënën që rrudhej
Prej trysnisë magnetike të
Eklipseve..
Duke të pritur ty
I pashë yjet tek shuheshin në oqeane,
Mes klithmash, netëve të errëta..
Atëbotë nuk i besova britmave
Të tyre ngashëruese se:
Dashuritë e mëdha vonojnë!

Gjergj Zefi

