Mblidh armet shteti im…qe atje fillon “vrasja” e krimit!!!
E di forcen tende, ndaj te lutem si qytetar i ketij vendi. Shpeto jeten e njerezve, qe kane besim dhe shprese vetem tek ty… Kemi kaq vite qe vrasim njeri- tjetrin…kaq vite qe prezenca e armeve ka bere dhe frikacakun trim . I kemi perdorur keto arme per te marre jeten e tjetrit per nje fjale, per nje vije uji, per nje cope toke, nje parkim, nje xhelozi e per dhjetera arsye nga me banalet…dhe se fundi kater jete te humbura per shezlongje plazhi! “Pronare”, kandidate per “pronare” dhe nje 20 vjeçar, qe ne vend te bukes se premtuar i dhuruan plumba, viktima te nje sheri absurd… gjashte arme qe mbjellin vdekjen, atje ku perendia pa kursim te afron jeten… tmerr qe te ndjek pas! Rritet çmimi i jeteses, ulet çmimi i jetes…
S’ka jave te mos degjojme vrasje nga me te ndryshmet…deri kur do vazhdoje kjo gjendje? Si mundet te jete i sigurte nje pushues, kur mendon se nuk eshte çudi qe plumbat ti fershellejne mbi koke?
Forca krijoi te drejten, e koha qe ti shteti im ta perdoresh kete force eshte e domosdoshme! Ashperso ligjet, mblidh armet, mos liro kriminelet! Mos tolero asnje fishek… Çdo fishek llogarite nje jete te humbur.
Te jesh i bindur se me kalimin e kohes, kjo do te kthehet ne te drejte. Vetem ti ke force ta besh kete, sepse ti ke dhe te drejten e madhe…neser do te jete shume vone…Ne duam jeten, ne duam dhe duhet te besojme tek ty!!!

#Ilir Jano

