Dumani dhe Tasi, vrasësit e Ervis Dedës, denoncuan ish-shefin e komisariatit të Durrësit Nazmi Shuli si bashkëpunëtor me Festim Qolin, zhduku armën e krimit
Nazmi Shuli, një ndër shefat e lartë të Policisë së Shtetit, njëherësh shef i komisariatit të Durrësit, gjatë periudhës së vitit 2012, kur mbeti i vrarë Elvis Dedaj, përmendet si zyrtar i përfshirë në veprimtari kriminale të zhdukjes së provave me qëllim favorizmin e Festim Qolit, njeriut kryesor të dyshuar në vrasjen e Elvis Dedaj. Shuli del në dëshmitë e dy bashkëpuntorëve të Drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Skerdi Tasit, të cilët tregojnë se Festim Qoli, kishte një zinxhir të gjatë të punonjësve të policisë në Durrës, që e kanë ndihmuar për t’i mbyllur dosjen e vrasjes. Njëherësh “Ora News” mëson se gjatë verifikimeve të tabulateve telefonike nga prokuroria, është provuar se shefi i policisë në Durrës, Nazmi Shuli, ka komunikime të vazhdueshme me Festim Qolin si para dhe pas vrasjes së Elvis Dedaj nga vetë Festim Qoli. Dy bashkëpunëtorët e Drejtësisë, Dumani dhe Skerdi Tasi, tregojnë në rëfimin e tyre para prokurorëve të SPAK, se Nazmi Shuli është njeriu që ka zhdukur automatikun, që u përdor në vrasjen e Dedaj, duke e marë armën nga vendi i “Shkëmbit të Kavajës”, ku e kishin hedhur Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli dhe duke e flakur në një kanal të ujrave të zëza në zonën e “Shën Vlash”.
@NewsIn.Al

