KreuKulturë / ArtKOMBINATI i SHEQERIT Në përvjetorin e 72-të të krijimit të tij. /Ing.Klodi...

KOMBINATI i SHEQERIT Në përvjetorin e 72-të të krijimit të tij. /Ing.Klodi Stralla

KOMBINATI i SHEQERIT
Në përvjetorin e 72-të të krijimit të tij.

Ing.Klodi Stralla

Ne se do te ishte ende ne pune, kete fillim nentori Kombinati i Sheqerit ne Maliq do te kremtonte 72- vjetorin e lindjes te tij. Ndonse jam moshatar me te dhe punova aty per 15 vite rradhazi si fizikan, nuk jane keto aresyet e verteta qe me shtyne ta bej kete shkrim.
Ai ishte krenaria e Industrise tone ushqimore, si per gamen e gjere te produkteve qe prodhonte, ashtu edhe per peshen qe zinte ne ekonomine kombetare, por vecanerisht ne pasojat qe ka sot mosfunksionimi i tij per bujqesine, punesimin dhe leverdine ekonomike, jo vetem te treves te Korçes, por edhe ne shkalle vendi.

U inagurua, si fabrika e pare e sheqerit ne vend, ne 8 nentor 1951, me ndihmen e specialisteve sovjetike. Ne vitin 1960 u ndertua, krahas saj, edhe Fabrika e Alkolit, qe perdorte si lende te pare melasen e fabrikes te sheqerit. Mandej ne vitin 1971 ketij kompleksi ju shtua edhe Fabrika e Nishestese (teknologji gjermano-perendimore) dhe ne vitet 1979 fabrika u rikonstruktua, si ne drejtim te rritjes te kapacitetit prodhues, ashtu dhe te disa permiresimeve teknologjike modeste. Nga nje fabrike e vetme u shndrua ne Kombinat.

Mjafton t’u permend qe krahas prodhimit te sheqerit aty prodhohej bersi per blegtorine, alkol, gaz karbonik, maja buke, nisheste, gluten, embrione misri, glukoze etj. dhe njeherazi siguronte vete, nepermjet TEC-it te saj, energjine e nevojshme elektrike dhe avullin per proceset teknologjike, per te kuptuar sadopak rendesine e nje aktiviteti te tille. Ne se do t’i referohemi peshes specifike ne ekonomine kombetare ai zinte vendin e pare ne industrine ushqimore ne shkalle vendi, duke u cilesuar me te drejte si industria e rende e industries te lehte.

Po sot? Pata rastin ta shoh keto dite kur udhetoja privatisht per ne Korce. Nje grumbull germadhash, te lena ne fatin e vet, nen meshiren vrastare te kushteve te motit, por edhe te keqberesve vendore qe shiten per skrap gjithe makinerite e paisjet e panumurta te tij. Nje fatkeqesi qe rralle besoj mund t’i kete ndodhur vendi tjeter.

Nuk eshte vendi ketu te bejme analiza te thelluara, se a ishte ai rentabel apo jo, si duhej menaxhuar me mire qe te behej konkurues ne kushtet e tregut, apo sa eshte sot leverdia ekonomike qe kjo lloj industrie te mund te rilinde? Vetem nje argument do t’u jap: te gjitha vendet, fqinj me ne, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia apo Rumania, e kane te zhvilluar industrine e sheqerit. Vetem ne e shkateruam dhe askush nuk flet se si mund te rilinde. Shkaku, per mua, eshte shume i thjeshte:

Shqiperia e sotme eshte “Shqiperia e tregetareve”, te cilet kane interes ta sjellin sheqerin, si dhe shume mallra te tjera, nga jashte, jo thjesht se jane me te lira, por sepse per ta trau i Doganes ngrihet sipas preferencave politike, se njohurite per te bere tregeti jane shume me te thjeshta se ato perpjekje, ai kualifikim dhe ai mund qe kerkon prodhimi.

Venia ne eficence e Fushes te Korçes nuk mund te behet as nga preshi e as nga lakra apo simotrat e tyre. E vetmja bime industriale qe kerkon disa mijra hektare toke eshte aktualisht vetem Panxhar Sheqeri, nje bime qe fshatari yne e njeh, e do, dhe ja ka pare leverdine.

PS. Nga e majta ne te djathte: – Petraq Stratoberda (ing.teknolog), Klodi Stralla (fizikan), Patraq Mangoleci (ing.teknolog), Agim Shahini (ing.elektrik), Thoma Fecami (ing.teknolog),…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit