♣Dy herë “foli” VAR-i, dy herë u bë zarari! Dinamo – Laçi dhe Skënderbeu – Partizani 1:1
Para se të postoj të plotë postimin e gazetarit Artan Hoxha për takimin Dinamo Laçi dhe ndërhyrjen e VAR në minutat e fundit, të themi dy fjalë dhe për penalltinë që VAR i dhuroi Partizanit…Në një stadium të qetë arbitri pa pikë turpi akordoi penallti… pa presion, pa gurë, pa grushta… Është Korçë ndaj bëjnë kështu arbitrat, thonë tifozat… le të japin në Laç, apo Krujë një penallti të tillë?! I shkruaj këto fjalë për të “kundërshtuar” gazetarin Hoxha në postimin e tij… Si me presion, si pa presion arbitrat do zbatojnë urdherat i nderuar Arjan! Ky është realiteti, ky është futbolli ynë:
Postimi i Artan Hoxhës:
VAR-I ne kushtet e Superliges shqiptare.
Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, ne momentin e golit te barazimit te Lacit, VAR dyshon per pozicion jashte loje, dhe i kerkon kryesorit te shikoje vete pamjet.
Arbitri pasi u “konsultua” me “ekspertet”, e pa te udhes te kthehej shendoshe e mire si kokrra e molles ne shtepi…
Ne fund te fundit nje gol eshte edhe pse Dinamo me protokoll eshte skuader pritese…
Nuk po them per lojtaret dhe stafin e Dinamos, qe i kercenuan me çfare u permban pragu.
Kompania e sigurise qe per koeçidence qelloi qe eshte ajo e FSHF-se, as nuk u shqetesua fare se si kercenohej kapiteni Dinamos, Ibrahimi, para te afermve te vet.
Si fillim nuk eshte keq, gjyqtari dhe stafi Dinamos shpetuan vetem me nje “paralajmerim”, por heren tjeter keta tipat, fare mire mund te kapercejne gardhin dhe ti fusin nje plumb ekranit te VAR-it…..
Ne stadium shkohet per argetim, jo per ta kthyer ne beteje…





#NewsIn. Al

