Lul Basha ka reaguar për herë të parë pas turit që nisi këtë të enjte ish-lideri Sali Berisha me të gjithë demokratët e vendit.
Në një komunikm për mediat, Basha u shpreh se deklaratës së tij pë Berishën, nuk i shton asgjë, duke theksuar se aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-në do të mbetet i pacënueshëm.Ndërkohë, kryedemokrati thotë se nuk ka kthim prapa për vendimin e tij!
“77 votat e sotme janë fromalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 te vjedhje së zgjedhjeve në Dibër dhe dosjes 399 të shajakut bashkë rajën të njohur për rekordet kriminale janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar. Qellimi i kësaj PPP i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre t mbajnë pushtetin kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ti larguar këta armiq të demokracisë nga parlamenti dhe për t’i rikthyer shqiptarëve demokracinë dhe parlamentin. Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës për demokracinë. Por dua të jem fare i qartë aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-në duhet të mbetet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë të së nesërmes së shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne dhe gjithë shqiptarët do bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratat,” u shpreh Basha.

#NewsIn. Al

