Duke degjuar dje ne parlament ministren Balluku per projektet qe do realizohen ne kete mandat te trete , me terhoqi vemendjen, mosperfshirja e Korçes ne asnje prej projekteve qe korçaret i presin ne vite, konkretisht: 1-Aeroporti. 2- Hekurudha. 3- Stadiumi.
Perse “harrohet” Korça kur vjen fjala per keto investime?
-Aeroporti i pare ne Korçe, viti 1929. Linja e pare e udhetimit Tirane-Korçe me avion u vendos ne vitin 1925 nga qeveria shqiptare ne bashkepunim me nje shoqeri konçesionare gjermane e quajtur “Adria Aero Lloyd”. Kohezgjatja e udhetimit ishte vetem nje ore.
Perveç ketyre, te bie ne sy veshja e njerezve te cilet nuk dallojne fare jane shqiptare apo njujorkeze te kohes duke patur parasysh vitet kur eshte bere fotoja dhe gjendjen e Shqiperise ne ate kohe, fillimi i krizes ekonomike boterore te viteve ´29-´33. Shikojeni foton me poshte dhe jepni vete vleresimin…

Aeroporti i Korçes ishte funksional ne shume drejtime. Ne fotot me poshte shohim presidentin e Skenderbeut duke hipur ne avion dhe ushtarake ne vitet e pushtimit italian…

Çfare te thone dhe kerkojne me shume korçaret? Aeroportin qe kishin para 100 vitesh… eshte shume?
Hekurudhen qe u premtua me aq buje para kater muajsh… eshte shume?
Stadiumin qe e meritonte me shume se kushdo… eshte shume?


#NewsIn. Al

