HomePe KorçeE çfarë përfiton një mik,nëse nuk i thua atë që mendon?/ I.Jano

E çfarë përfiton një mik,nëse nuk i thua atë që mendon?/ I.Jano

E çfarë perfiton një mik po s’ia the hapur atë që ke ne mendje???

Në këto ditë të zymta “Korone” gjëja më pa vlerë është të shtiresh. Çfarë të thuash e çfarë të bësh ? Të gjithë shohim, të gjithë lexojmë , të gjithë kohën e jetojmë …Edhe në këtë flame epidemi , na duhet të bëjmë qoka, apo duhet të mbajmë krahë politike. Nuk e kam për bindjet politike që është  mëse normale ti kesh,  por është JETA në lojë,  e para mbi çdo gjë …e kuptoni…Jo makuteria politike që shumë  herë  “vret” e ” vjedh” vota për pushtet…

Cdokush ka mundësi që të thotë gjëra që të lënë gojëhapur dhe të perpiqet t’i beje qejfin tjetrit,  apo ta lajkatoje, por nje mik i vërtetë , edhe kur thotë gjëra që të  “bëjnë ” të  mendosh ndryshe, nuk i thotë me qëllim që të të brengose…nje mik i vërtetë , mbetet gjithmonë i tillë …syte e tij nuk ulen kurrë poshtë …

O Zot…të paktën në këtë kohë duhet të harrojmë djallëzitë e politikës , të kuptojmë , që më e shtrenjta në botë është jeta, jeta jonë , e fëmijëve , prindërve , të afërmeve tanë ….

Le ti shërbejmë ASAJ….
Të paktën ky është mendimi im…

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments