Eshtë kohë Pashke… çdo gjë është e mundur, çdo gjë kthehet në dritë , mendimi dhe nata, dëshira dhe brenga…

Shumë herë nuk na besohet, që diçka që ishte pjesë e botës sonë të brendshme në një mijë forma, atë që ishte figura kryesore në sytë tanë, muzika e veshëve tanë, emocioni që ishte ushqim i ndjenjave, duhet ta pranojmë si “të kaluar “…që çfarë nuk është e pranishme, nuk përjetohet më…
E kaluara, një fjalë e pakuptueshme…E tashmja një jetë “pa jetë” , e marrë peng nga një virus “terrorist”…
E ardhmja??? Kush flet më shumë, di më pak..Le t’ja lemë Zotit në dorë…është i vetmi që nuk i ka përdorur njerëzit për interes….Lumturia e përgjithëshme do të jetë utopi, përderisa barazia nuk ekziston… lumturinë e gjen veç atje ku e merr dhe e dhuron! Një sofër e bëjnë të bukur,e mbushin e bëjnë të pasur, njerëzit që ulen rreth saj, jo gjërat që shtrohen mbi të. ..
#Ilir Jano

