HomeKulturë / ArtLiceu Francez i Korçes, në themelet e "Parisit" të vogël në Ballkan.

Liceu Francez i Korçes, në themelet e “Parisit” të vogël në Ballkan.

Një fotografi nga arkivi i Gjergji Bardhushit me nxënës të liceut francez në Korçe rreth viteve 1940.

Në foto janë personalitete të shquara korçare si Raqi Qirinxhi (me duar të kryqëzuara) , babai i Gjergjit  Vasil Bardhushi,  ulur majtas,  Misto Nuke,  Todi Katundi,  Hilmi Pellumbi,  Lirika Frashëri,  Dhimiter Grameno,  etj…

 

Liceu Frances ishte në kohën e tij shkolla më cilësore e Shqipërisë . Atje vinin edhe prej Ballkanit për të studiuar. Godinën e dhuroi bamirësi TURTULLI. Profesorët , programet, vinin nga Franca për lëndët kryesore.Edhe biblioteka e shkollës kishte librat bashkëkohore cilësore ,po kështu edhe pajisjet laboratorike.Gjithe kuadrot që mbaruan liceun ishin shpëtimi i Shqipërisë për fushat ku ata punuan.Kjo për faktin se Shqipëria ka qene jashte mase e prapambetur, vecan prej sundimit turk 500 vite.

Liceu ishte Universiteti i asaj kohe për Shqipërinë .Kush mbaronte atje,kishte të drejtën të studionte në Universitetet e gjithë Francës , direkt me diplomen e Liceut.

Liceu u çel kur u shpall autonomia e Korçës nën mbrojtjen e Francezëve ,prej Patriotit Themistokli Gërmenji… Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri Ky Lice u mbyll, sepse idetë në të ishin perëndimore dhe jo idera komuniste.Edhe librat e Bibliotekës së Liceut, me mushka në thase u ngarkuan, që populli mos i lexonte. Tani ato libra shtypen dhe shiten lirisht,por sa vite kaluan pa ato dituri? Liceu i ndante studentët sipas prirjeve,në real dhe klasik.Ne shkencat egzakte dhe per letersi,histori,etj.Kulmi i studenteve midis me te mireve ka qene RAQI QIRINXHIU Ai shkoi në Paris ku dhe atje shkëlqeu ,Dihet si konsumoi jetën e tij,kur u kthye në atdhe,

Ky Lice luajti rol të madh në kulturën e qytetarëve ,aq sa Korçën e quanin Parisi i Vogël .

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments