KUR MASHTROJMË TË TJERËT, MASHTROJMË VETEN TONË !..(At. Spiro Katundi)
Thuhet se një plak i pasur dhe bujar që ka jetuar shumë kohë më parë. Një ditë thirri një punëtor dhe i tha :
— Shiko o njeri, se e di që po kalon një kohë të vështirë, dua të të ndihmoj. Unë të jap një punë dhe të paguaj mirë, a dëshiron të punosh për mua ?..
— Sigurisht — u përgjigj punëtori — çfarë duhet të bëj ?..
— Më ndërto një shtëpi në mes të pyllit !..
Punëtori u largua i lumtur dhe filloi të punojë që nga ajo ditë. Pasaniku i dha para për gjithçka që i duheshin për të blerë, por çfarë i tha vetes punëtori ?..
— Epo, ai nuk më shikon, pse të mos ja bëj me hile ?..
Në vend që të bënte gjithçka siç duhet, ai filloi të blinte gjërat e lira dhe të këqija dhe të mbante paratë e mbetura për vete !..
Kur mbaroi, shtëpia dukej shumë e bukur nga jashtë por punëtori e dinte se ajo nuk ishte e mirë dhe shkatërrimi i saj ishte afër. Do të shembej !..
Kur e pa i pasuri shtëpinë e bukur por të keqe i tha :
— Unë e di gjëndjen tënde familjare. E di që ti dhe familja jote jetoni në një kasolle të vogël, po të jap këtë shtëpi si dhuratë !.. Prandaj të lashë ta përfundoje ndërtimin dhe të thoja tani në fund, vetëm për të qenë gëzimi yt më i madh !..
Fshatari e kuptoi gabimin e tij !.. Ai donte të mashtronte tjetrin por në fakt bëri gabim. Mashtroi veten !..
Nëse do të ishte i ndershëm dhe i kujdesur për punën e tij, do të kishte bërë mirë për veten dhe familjen e tij. Por tani pendimi nuk mund të korrigjohet !..
Njeriu në fund u zotua të mos mashtrojë më askënd tjetër..
E thotë vetë Shën Joan Gojarti : “Ashtu si ja bëni të afërmit tuaj, ashtu edhe Zoti do t’ua bëjë ju !..”
@NewsIn.Al

