Duke mos i hequr asnjë presje shqetësimit qytetar të pedagoges së nderuar, prof.as dr Lili Sula, po japim të plotë postimin e saj:
“E zhgënjyer totalisht nga operatori i telekomunimimit ONE.
Bejmë detyrën duke paguar shërbimin e kontraktuar, por si ka mundësi që ONE nuk e kupton si përgjegjësi ndaj qytetarit detyren e vet.
Kur do të vijë dhe këtu dita, që secila palë të kryeje punën e vet.
Pas disa orësh ecejakesh nëpër biseda:
– Mirë se vini në One
– Ju lutem, ….. nuk di pse nuk kam internet ….. po i shpjegoja një zonjushe nga ana tjetër e bisedës. E, pas pak, i ndërhyva me kujdes pyetjeve të saj që tashmë i kam mësuar si një nxënëse e zellshme: po, e ristartova pajisjen, e kam mësuar këtë nga komunikimet e mëparshme.
– Keni bërë pagesën zonjë? – vjen zëri i sjellshëm i zonjushës.
– Sigurisht që po, si mund t’ju telefonoja nëse s’do kisha kryer detyrimet!
– Ja, ta kontrolloj – vijoi zonjusha tashmë në ton monoton. Atëherë më dëgjoni me kujdes zonjë.
Unë i kthehem personave në familje me një shëttshëë – për të mos humbur shpjegimin që të mësoj dhe pjesën tjetër e t’mos kem më nevojë për zonjushat, që përsërisin në monotoni një refren që dhe ato vetë duket se e dinë përmendësh.
Instruksioni vijonte : merr një kunj të hollë dhe fike aparatin e bëji dhe një herë reset, pastaj vendos APN.
– Nuk di ta vendos APN, – u përgjigja pak e shqetësuar ngaqë e pashë veten në fushë krejt të panjohur.
– Të ndihmojmë ne – më erdhi zëri nga krahu tjetër – ja merr shënim këtë numrin dhe na dërgo mesazh në whatsapp që ne të të dërgojmë hapat që duhet të ndjekësh.
Dhe kryeva pikë për pikë instruksionet që tashmë nuk ishin më udhëzime. Pas pak më erdhën në whatsapp 4 hapa dhe nja 5 nënhapa, të cilët i provova pa sukses.
Ia lashë sime bije – që është shumë më e mirë se unë në këto punë – të kryeje procedurën e vendosjes së APN, por dhe ajo nuk ia doli.
Na mbetej të lidheshim sërish me vajzën e ONE, së cilës ia spieguam nga e para katrahurën, ngaqe nuk ishte me vajza e pare, as e dyta, as e treta. I dërguam dhe foton që na kërkoi për ta bindur që faqja e tyre nuk punon dhe vajza – shumë e sjellshme si çdo herë dhe vajzat e tjera – vijoi monotonisht: do ju kontaktojmë shumë shpejt…..
Nëse nuk do i kontaktoj, as që do më kontaktojnë – e di këtë.
Por, edhe nësë i kontaktoj, zonjushat janë të sjellshme – e di edhe këtë … nuk është hera e parë.”
Për të gjithë operatorët telefonikë, është pothuajse i njëjti shqetësim.
@NewsIn.Al

