KreuAktualitetiEdhe detin ma latë me gjak...rëren po, rrugët po, klubet po...ku ta...

Edhe detin ma latë me gjak…rëren po, rrugët po, klubet po…ku ta gjej një vend që mos kem frikë se shikoj gjak…

Edhe detin ma latë me gjak…rëren po, rrugët po, klubet po…ku ta gjej një vend që mos kem frikë se shikoj gjak…të qesh si e ri, të ëndërroj, të shpresoj, të mendoj që toka e të parëve të mi ka vend edhe për mua, për shoqet e shokët e mi.

E kuptoni çdo të thotë jetë? Jetë njerëzish shteti im…Jetë që të jetohet, jetë që mos ketë frikë se dikush ka adrenalinë të ta marrë…

“U mbytëm” nga lajmet për  vrasjet me pagesë, për aksidentet në çdo rrugë pa standart, për vrasjet “në modë” të femrave…”U ngopëm” me varfërinë në emer të luftës, me mirëqënien në emër të pangopësisë, me frikën e të fortëve, me policët gango dhe pushtetarë lango…

U NGOPËM me të qënit të fundit në qytetërimin europian! U ngopëm me hipokrizin që gëlltitim cdo minutë në këtë vend , ku bukuria e dhuruar nga Zoti, përdhoset pa mëshirë nga lukunia injorante e babëzisë veshur me uniformë.

E mendoni o të mallkuar si do ketë jetë ajo familje pa ëngjëllin e vogël …më thoni ju lutem: si mund të jetohet në një vend ku vriten ëngjëjt?!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit