HomeAktualitetiEdhe usta Dhorit,  ja hoqi "petllën" Lali Eri… 

Edhe usta Dhorit,  ja hoqi “petllën” Lali Eri… 

Edhe usta Dhorit,  ja hoqi “petllën” Lali Eri…

Lali Eri “e plasi”… ka thënë se afganët më të mirë mund të qëndrojnë gjithmonë në Shqipëri. Çfarë ka në mëndje bre? Si do i zgjedhë?  Nga sjellja?  Pamja? Talenti? Kërcimi, apo aktrimi?  Ore,  me pak llafka,  si do ja “futë” Amerikës?

T’ëmën e s’ëmës bre thotë usta Dhori… kaq i mënçur qënka… si e përcakton nëse një afgan është i mirë ose shumë i mirë, i keq apo më pak i keq?! Bën për futboll,  apo për waterpol? Si e ka talentin,  të ardhmen? Bën për yç,  apo domino… tavëll,  apo mos u nxe?

Po amerikanëve si do u thotë?  Ju mora më të mirët?  Ja u futa??? Apo, ç’e do… një buzëqeshje dhe një fëmijë në krahe mjafton…

E vendosa,  thotë ustai… do lidh dhe unë një shami në kokë… mbase më zgjedh dhe mua me “kombëtaren” afgane dhe më bën “Tironc”… më mire vonë,   se kurrë… kur të vjen e mira,  hapi derën!

Mirë theshin qëmoti : “Ta fut lali,  për të mirë”!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments