SHËN MARIA NUK E GJETI RRUGËN PËR SENICË


Për herë të parë 15 gushti i sivjetëm nuk i mblodhi seniciotët, nga këtej e përtej detit, në Kodrën e Kuvendeve dhe të festave.
Shën Maria nuk e gjeti rrugën për të shkuar. Bërja e rrugës së Kardhiqit pritet të sjellë të mira shumë, por për Senicën nxitoi e erdhi e keqja, më parë se të vijnë këto të mira.
Rrugën e bërë me kontribute të banorëve, e përpiu “rruga e madhe”. Kjo arterie kryesore kalon për ndënë Senicë dhe bërja e nyjes lidhëse me 200 metra gjatësi, mbetet zgjidhje e munguar. Në vend të saj u hodhën disa metërkub beton në supermaloren e hyrjes për në fshat. Dhe kaq.
Si të mos mjaftonte mungesa e rrugës, firma e ka lënë Senicën edhe pa ujë. Me punimet dëmtuan edhe tubacionin e ujësjellësit që kishin dhe u dhuruan senociotëve një verë të thatë.
Hajde festo, pastaj, pa rrugë e pa ujë(!).
Dhe tani nuk kanë veshë të dëgjojnë.
Këto të dyja janë arësye të forta dhe të dhimbshme për mungesën e seniciotëve në Pashkën e Gushtit. Dëshpëruese. Siç nuk ka ndodhur ndonjëherë.
(Theodhor Miho është një prej përfaqësuesve më të nderuar të komunitetit shqiptar në Greqi. Drejtues shoqate dhe biznesmen i suksesshëm!)

Shkruar nga Thoma Nika
#NewsIn. Al

