Ekuilibri i përjetësisë
Dashuria,
i lidhi si një fill i padukshëm
përjetësie.
Pastaj, dy shpirtrat
u bënë orbitë,
u rrotulluan rreth një boshti
të fshehtë,
ku universi përjetoi
ekuilibrin e tij të ri.
Por orbitat nuk janë
pa rrezik;
forcat që i mbajnë bashkë
janë të njëjtat
që mund t’i ndajnë.
Ndaj, në heshtje,
ata mësojnë se përjetësia
nuk është dhuratë,
por një ekuilibër i brishtë
që duhet ruajtur
ditë pas dite.
Gjergj Zefi
@NewsIn.Al

