HomeAktualitetiVrasja e Santiago Malkos: Apeli lë në fuqi 28 vite burg për...

Vrasja e Santiago Malkos: Apeli lë në fuqi 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Vendimi i Apelit vjen pas rikthimit të çështjes për rigjykim nga Gjykata e Lartë, e cila kishte kërkuar rishqyrtimin e saj në Shkallën e Dytë. Pas shqyrtimit të dosjes, Apeli i GJKKO ka vendosur të mos ndryshojë masën e dënimit të dhënë më herët ndaj Selmanit.

Gjatë seancës ku u shpall vendimi, Ilir Selmani nuk ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit.

Me vendimin e Apelit të GJKKO-së, që konsiderohet përfundimtar, Selmani pritet të transferohet nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ku ndodhej aktualisht, drejt një institucioni të vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë.

Vrasja e ish-efektivit të Policisë së Tiranës, Santiago Malko, ndodhi në gusht të vitit 2019 në zonën e Kinostudios në Tiranë dhe çoi në një hetim të gjatë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments