KreuAktualitetiENDE TË PAGJETURA ESHTRAT E TË PERSEKUTUARVE PREJ REGJIMIT KOMUNIST.../Erget Cenolli

ENDE TË PAGJETURA ESHTRAT E TË PERSEKUTUARVE PREJ REGJIMIT KOMUNIST…/Erget Cenolli

ENDE TË PAGJETURA ESHTRAT E TË PERSEKUTUARVE PREJ REGJIMIT KOMUNIST

Sot familjarët e civilëve të persekutuar, që u vranë në kënetën e Maliqit menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, morën një shpresë për gjetjen e eshtrave të të afërmve të tyre. Janë rreth 2500 të përndjekur që u dënuan prej regjimit komunist dhe që u detyruan të punojnë në kushte çnjerëzore për tharjen e kënetës. Qindra prej tyre vdiqën në punë e sipër, të tjerë u pushkatuan, midis tyre edhe gra.
Shumicës së tyre nuk iu janë gjetur eshtrat ende, pasi u varrosën aty prej xhelatëve që shërbenin si roje. Në këta 2500 njerëz të persekutuar një pjesë e madhe ishin intelektualë.
Midis tyre shquhet intelektualja Zyrika Mano, e cila u pushkatua prej gjyqit popullor komunist që u zhvillua asi kohe me fakte të montuara, siç ishin të gjitha gjyqet politike, kur në fuqi erdhi klika e Enver Hoxhës. Duhet të theksojmë se gratë kanë qenë gjithmonë në qendër të atentateve dhe persekutimit të regjimit të Hoxhës. Krahas Zyraka Manos kujtojmë Musine Kokalarin, Semiha Kasimatin etj.
Në përkujtimoren e sotme Kryetarja e Autoritetiot të Dosjeve zonja Gentiana Sula dha shpresë për gjetjen e të varrosurve të regjimit më çnjerëzor që ka kaluar Shqipëria.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit