KreuOpinionKarnavalizimi i shoqërisë! "Njeri i ri" , mëndje e vjetër.../ Nga Ilir...

Karnavalizimi i shoqërisë! “Njeri i ri” , mëndje e vjetër…/ Nga Ilir Jano

Karnavalizimi i shoqërisë!
“Njeri i ri” , mëndje e vjetër…
Nëse ka një trashëgimi të keqe që bën problemin më të madh në rindërtimin e shoqërise këtu tek ne, eshte prishja që i ka ndodhur gjithë sistemit të vlerave… vlera të “mbytyra” nga banaliteti dhe kultura e hipokrizisë…vlera të lëna në hije nga “banaliteti i së keqes”, e keqe që mbetet shkaku kryesor i “instalimit të dyfytyrësisë “në shoqërine ku jetojmë.
Kush e ka fajin për këtë? Kujt t’ja ngarkojmë “të keqen”?
Të gjithëve dhe asnjërit…Më thoni një gjë që funksion normalisht në këtë vend që ky “njeri i ri” të ndryshojë e të ndjehet i ri si në veprim ashtu dhe në mentalitet!
Nga njeriu vjen zhvillimi real i shoqërise, ndaj të gjithë duhet të lexojmë mirë pasojat që na erdhën në këto 31 vite nga “njeriu i ri” që ndërtoi sistemi mes brezash… Koha që të shpetojmë njëhere e mirë nga njeriu i emëruar, i frikësuar, i gatuar për të mos menduar të nesërmen ka “kohë” që ulërin për perëndimin e saj…
Pa ” e vrarë” këtë “njeri të ri”, pa thënë të vërtetën për atë gatim, nuk do mundemi kurrë të kuptojmë gjithë kurthet që na mbajnë peng të ndërtimit të një shoqërie ku të besojmë se demokracia funksionon, se ligjet mund të zbatohen!
Arnimet, sido që të bëhen, arnime ngelen…Bulevardi ku duam të kalojmë dhe i përkasim ka kohë që këto “arne” i ka veç pjesë të muzeumeve…
Njeri i Ri, i rritur me “idhuj” që e drejtojnë, sot “hero” e nesër “armik”…”dyfytyrësi” e ligjëruar!!!

*Ilir Jano*

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit