Epo të diskutojë filmat tanë një “mender” Mamaqi, kjo është çmenduri
Aktori i njohur Astrit Çerma ka reaguar i revoltuar, pas një diskutimi në emisionin e Grida Dumës për filmat shqiptarë.
Është bërë e “modës” sot që studiot e ndryshme televizive mbushin programin e tyre me gjithfarë specialistësh dhe opinionistësh që me paturpësinë e tyre gjykojnë artistët e mëdhenj shqiptarë!
Dhe e habitshmja ishte, se aty për të diskutuar për filmat ishin personazhe të tillë si Ledion Liço apo Ermal Mamaqi.
Kjo mënyrë gjykimi e ka revoltuar aktorin e madh, që prej vitesh jeton në Amerikë.
Epo kur arrihet “arrita” që edhe një farë “Erëmender” Mamaqi, një artist idjot organik, të diskutojë për filmat dhe krijuesit e ish- Kinostudios, i duhet vënë kapak një herë e mirë artit e artistave kinematografik shqiptar, dje, sot edhe për 100 vjetë e ardhshëm”, shkruan aktori i madh.
Filmat e kohës së regjimit kishin ngarkesë ideologjike në përmbajtje, por niveli dhe interpretimi i aktorëve ishte në një nivel shumë të lartë. E vështirë që Mamaqi në atë kohë të kishte bërë një “hap” të vetëm drejt kinematografisë.
Respekt e mirënjohje për artistët e mëdhenj të skenës dhe ekranit. Edhe sot e kësaj dite ata janë ikona të publikut shqiptar!
Shëndet e jetë të gjatë të kesh Astrit Çerma! “Ata do vazhdojnë “të grijnë” lakra nga cektësia që kanë në kokë, publiku shqiptar gjithmonë do ju nderojë!

@NewsIn.Al

