KreuAktualitetiErgys Agasi transferohet në Fier, shoqërohet nga pesë furgona policie

Ergys Agasi transferohet në Fier, shoqërohet nga pesë furgona policie

Ergys Agasi: transferimi nga Bradasheshi në Fier

Biznesmeni Ergys Agasi është dërguar në burgun e Fierit nën masa të shtuara sigurie. Pamjet e transferimit tregojnë shoqërimin e tij nga pesë furgona policie, nga paraburgimi i Bradasheshit drejt institucionit ku do të qëndrojë.

Për transferimin e Agasit është firmosur urdhri nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Para nisjes së tij, në paraburgimin e Bradasheshit mbërritën efektivët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të realizuar procedurat e nevojshme.

Agasi bëhet kështu personi i dytë i transferuar në burgun e Fierit brenda dy ditësh, pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u largua nga burgu i Durrësit.

Për këtë çështje, lexoni edhe: Xhafaj dhe Çuçi kërkojnë sqarime për transferimin e Veliajt në Fier.

E çuditshme! Ergys Agasi shoqërohet me pesë makina policie!

Pak kohë më parë, një i arrestuar si vrasës me pagesë u arratis nga spitali i shoqëruar nga policë dhe pa pranga? Si “përkthehet” kjo?!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit