KreuAktualitetiErion Ahmetaj, ndër emrat më të preferuar për drejtimin e Policisë së...

Erion Ahmetaj, ndër emrat më të preferuar për drejtimin e Policisë së Fierit, pas emërimit të Oliger Torbës zv.drejtor në Tiranë

Dita e djeshme ka sjellë një sërë lëvizjesh në radhët e Policisë së Shtetit, me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka emëruar Alban Dautaj si drejtor të Operacionales. Më herët Dautaj mbante postin e drejtorit rë Antiterrorit. Nga posti i drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi

Si pjesë e këtyre ndryshimeve në drejtimin e strukturave të Policisë së Shtetit. Edmond Sula, emërohet në krye të Antiterrorit, në vend të Alban Dautajt.

Një rikthimi është ai i Erion Ahmetaj, i cili është emëruar në post drejtues në Fier. Ahmetaj ish-shef i Qarkullimit Rrugor të Tiranës u pezullua më 2021 nga titullarët e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama. Shaka u bë situata problematike me qarkullimin e betoniereve gjatë periudhës së “ndalim-qarkullimit” për shkak të pandemisë së korona-virusit.

Më vonë Ahmetaj u dallua si një drejtues i suksesshëm në Korçë, ku u largua papritur nga një vendim i Prodës!

Vendime të mirëpritura këto!

@ NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit