Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiErion Veliaj nga burgu bën kërkesën surprizë, propozon…

Erion Veliaj nga burgu bën kërkesën surprizë, propozon…

Në një deklaratë nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se vendimi i Hagës ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së e ka tronditur thellë, ndërsa thekson se procesi juridik duhet të ndjekë rrugën e tij.

Sipas Veliajt, nderimi nga Tirana nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikën apo t’i tregojë gjykatës se çfarë duhet të vendosë, por të shprehë, siç thotë ai, mirënjohjen për kontributin historik të katër ish-drejtuesve të UÇK-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Veliaj u bën thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndërmarrin nisma të ngjashme. Në deklaratë, ai ndalet edhe te situata e tij personale, duke thënë se prej 19 muajsh ndodhet në izolim dhe pa mundësi reale për të ushtruar mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por, sipas Veliajt, çështja e Kosovës dhe kujtesa për luftën e saj për liri janë më të mëdha se drama e tij personale.

Tirana fatkeqësisht nuk mund t’ua japë dot lirinë. Por Tirana duhet t’i nderojë ata. Ndaj sot dua që Tirana të flasë. Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë. Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.”, shprehet Veliaj.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments