HomeAktualitetiJonika Dhima/ Shqiptarja e suksesshme punësuar nga GOOGLE, tashmë me biznesin e...

Jonika Dhima/ Shqiptarja e suksesshme punësuar nga GOOGLE, tashmë me biznesin e saj të fuqishëm

Një tjetër histori e jashtëzakonshme suksesi me rrënjë shqiptare vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Jonika Dhima Hoomes, me origjinë nga Shqipëria, kaloi 19 vite në role drejtuese në katër prej organizatave më të mëdha të Google, duke punuar në fusha që nga Google Cloud deri te Android.
Një nga arritjet e saj më të mëdha ishte ngritja dhe drejtimi i partneriteteve të para të Google në sektorin automotive. Sipas Maryville College, biznesi u rrit deri në 1 miliard dollarë shitje reklamash, duke u kthyer në një nga aktivitetet reseller me rritjen më të shpejtë të kompanisë.
Jonika ka drejtuar gjithashtu Global Business Development për Android One dhe ka shërbyer si Chief of Staff në Developer Relations. Ajo thotë se fakti që nëna i mësoi pesë gjuhë e ndihmoi të bëhej punonjësja e parë shqiptare e Google.
Në vitin 2025, Maryville College e nderoi me Alumni Citation Award për lidershipin dhe arritjet e saj profesionale.

 

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Greqi

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments