KreuAktualitetiErvis Martinaj i bën dedikimin tek varri Brilant Martinaj...a shkoi në ceremoni?

Ervis Martinaj i bën dedikimin tek varri Brilant Martinaj…a shkoi në ceremoni?

Ervis Martinaj i bën dedikimin tek varri Brilant Martinaj…a shkoi në ceremoni?

Sot mbushet java nga masakra e Fushë Krujës, ku u vranë dhe u dogjën më pas në mjet tre të rinj nga Kurbini.

Një prej tyre ishte dhe i fejuari njê vajze korçare Brilant Martinaj, 23 vjeç, nipi i biznesmenit të njohur Ervis Martinaj. Ky i fundit është në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”,por në fakt duket se është ende në Shqipëri. Në vendin ku është vendosur për t’u prehur, është vendosur një kurorë me lule, që sipër ka mbishkrimin: Nga Visi!

Detaj që lind dyshimet se Martinaj mund të ketë qenë në va rrimin e nipit. Për më tepër që sot, gazetarët e kronikës kanë raportuar se Toyota Land Cruiser i blinduar, me të cilin lëviznin mbrëmë Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi përdorej edhe nga vetë Martinaj.

Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë, i cili mbeti vi ktimë e ate nta tit me tre të vdekur në Fushë Krujë, bashkë me Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën. Por nuk është e konfirmuar nëse ka ndodhur vërtetë kështu.

Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”,

i cili u realizua pas dëshmisë të së pen duarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Ai e impikonte Ervis Martinajn për dhënien e porosisë për një vrasje me pagesë të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit (Indrit) Dokles. (Korrieri)

@NeusIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit