KreuAktualitetiShkarkohet Ahmetaj nga qeveria...Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka marrin postet e tij.

Shkarkohet Ahmetaj nga qeveria…Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka marrin postet e tij.

Largohet “tigri” nga qeveria…Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka marrin postet e tij.

Është shkarkuar nga detyra zv/kryeministti Arben Ahmetaj ndërsa Bajram Begaj ka hedhur firmën e tij mbi dekretin e shkarkimit.

Kreu i qeverisë ka kërkuar që në postin e zëvendëskryeministrit të emërohet Belinda Balluku.

Në një postim në Twitter, Rama sqaron se tashmë, sfidë për vendin tonë mbetet energjia dhe infrastruktura, për të cilat thotë se do të jenë në vëmendje të zëvendëskryeministrit, ndaj ka zgjedhur Ballukun për këtë detyrë.

Në kuadër të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit.

“Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.”- njofton Kryeministri Rama.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit