Në zonën e Brrylit, jeton prej 16 vitesh presidenti më i ri i vendit, Bajram Begaj i cili njihet për humanizmin e tij dhe këtë na e vërtetuan edhe fqinjët e tij.
Njohëm një president që jeton në një lagje modeste dhe mes qytetarëve të thjeshtë, jo mes luksit të vilave sic jetojnë shumë politikane dhe ish-presidentë.
“Ështe një nga njerëzit më të thjeshtë, njeri shumë familjar, me një fjalë i devotshëm për detyrën që do të marrë. Unë jam banor i vjetër i kësaj lagjeje, komshi i vjetër me Bajramin dhe kemi shumë respekt për atë”, tha një fqinj për Begajn i cili sot u betua si President i ri i Shqipërisë.
“E njoh shumë mirë zotin Bajram, si një qytetar të rregullt, njeri i shkëlqyer. Këtu ne lagje ai ka rënë në sy për humanizmin. Të gjithë i ka ndihmuar”, u shpreh një tjetër komshi për Bajram Begajn.
I urojmê suksese në postin e lartë të Presidentit!
@NewsIn.Al

