HomePe KorçeËshtë festa e madhe e hienave të futbollit! E shpallën kulak dhe...

Është festa e madhe e hienave të futbollit! E shpallën kulak dhe sot realizuan njëzëri vendimin e PLENIUMIT: “Skënderbeu në litar”

Mos e ul kokën Skënderbeu ynë…ti bëre “Fajin” e madh, që ju tregove gjithë burokratëve të futbollit, specialistëve tifozë dhe cmirëzinj, mbeturinave komuniste të mësuar me intriga e letra anonime, që edhe një ekip shqiptar mundet të luaj me sukses në Europë!

Ky është i vetmi faji yt…ekipi model që kurrë nuk mundën ta përtypin shkatëruesit e futbollit, ata që e mira ju vret sytë!

Çdo vit hapën dhe mbyllën emisionet sportive me breshëri akuzash për Skënderbeun, nuk lanë lojtar e tranier pa akuzuar, nuk lanë e-mail anonim pa dërguar në zyrat e Uefas për të dënuar ekipin model, derisa gjetën një pjellë si veten në një zyrë të korruptuar në Spanjë për të formuluar aktakuzën e dënimit!
Ja arritën qëllimit…e përjashtuan Skënderbeun, e dënuan dhe sot festojnë rrëzimin e Korçës nga kategoria.
Asgjë që nuk pritej…Është e vështirë kur ndriçon në një tynel që të mbyt errësira!
Krenar për ty Skënderbeu ynë…mirënjohje për futbollin europian që na dhurove! Ilir Jano

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments