Është turpi i një kampionati amatorësh…skuadrat shqiptare, më të preferuarat në Europë si “lëndë e parë” për tu kaluar…
Me këtë kampionat pa asnjë emocion, pa rivalitet, me ekipe që ndërtohen çdo vit për të qënë “kampionë”, me gjykime që vendosin çdo rezultat që duan, me vërshëllime faullesh që në asnjë vend të Europës nuk quhen të tillë, çfarë mund të presësh???
Kam lexuar diku nga një kritik francez, që fabulat dhe barcaletat janë “qumështi i viteve tona të para, buka e njeriut të pjekur, gjella e fundit e ushqyeshme e të moshuarit….”
A nuk është edhe ecuria e ekipeve tona, një rrugë e mbushur me fabula e barcaleta, që fillon me fabulat e ndërtimit të skuadrave, shndërim në barcaleta kur luajnë në Europë dhe sipas gjithë gjasa do vazhdojnë të mbeten, vetëm një ” gjellë e ushqyeshme” për të “ngrysur” në çdo vit përballjen me futbolli europian!
Prej kohësh aludohet nga pjesa më e madhe e opinionit sportiv në Shqipëri, që në këtë vend është Kampionati Kombëtar që i shërben FSHF-së dhe jo FSHF-ja kampionatit…Çfarë duhet të ndodhë akoma që në Shqipëri të ndrryshohen këto raporte? A nuk është dhe kombëtarja jonë një pasqyrim i menaxhimit të këtij futbolli?
Kemi një brez shumë të mirë lojtarësh, shumë prej të cilëve luajnë dhe me kampionate elitare në Europë, por akoma kemi një tranier që i përket një brezi “të vjetër”, për të cilët mbetet vetëm përvoja…Nuk hedh poshtë cilësitë dhe aftësitë që ka pasur tranieri ynë vite më parë, por Shqipëria nuk mund të eksperimentojë më…Tranierë në majat e futbollit botëror tërhiqen në një moshë, si Ferguson, Tabarez, De Boske, Lipi apo të tjerë dhe kjo është logjika e futbollit.
Shumë shpejt fillon kampionati i ri i futbollit dhe si çdo vit do ketë skuadra pjesëmarrse në Europë. Por, a do ketë ndonjë ndryshim? Nuk besoj, ndonëse dëshira është që të ketë sukses. Çdo rezultat pozitiv i një skuadre në Europë, është pozitive për të gjitha skuadrat.
A nuk ndodhi kjo me Skëndërbeun, ekipin që shikonte pa frikë çdo përballje në Europë?
Të gjitha këto ekipe që u ndeshën me skuadrat shqiptare nuk do diskutonin kurrë kualifikimin me Skënderbeun. Sepse Skënderbeu u ndërtua për të fituar dhe konkuruar në Europë, jo thjesht për të marrë bonuse pjesëmarrje…

Që viti që vjen dhe vitet që vinë të mos na gjejnë në këtë gjëndje duhet ndryshim…dhe ndryshimi kurrë nuk ka për të arrdhur nga zyra burokracie!
Kush mendon sot, për sot, nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë për “mot”!
Të shpresojmë…një ditë kampionati do të luhet edhe në Vlorë, Korçë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Kavajë, apo Dinamo, lezhë, Lushnjë…me siguri rezultatet përsëri do të vinë…
ILIR JANO
@NewsIn.Al

