Jo fort e dakordsuar me linjën që po ndjek kryesia e PD, me zgjedhjet e fundit, aktivistja shqiptaro-amerikane, në mes një postimi deklaron largimin nga Shqipëria dhe angazhimin e saj politik në vendin tonë.
Ajo mendon për një vizion tjetër drejtues në PD: “Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.”
Ja postimi i plotë i zonjës Kokalari:
Urime kryesisë së re të PD.
Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.
Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.
Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.
Duke shpresuar për më të mirën,
Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.
@NewsIn.Al

