Florian Marku është shpallur kampion bote në boks, duke mposhtur ukrainasin Maxim Prodan
Në ringun e madh të Totenhamit, pas 10 raundesh, kampioni ynë triumfoi duke marrë më shumë pikë se mbajtesi i titullit Prodan. Kujtojmë se para disa ditësh, në një konferencë live, Marku u konfliktua me rivalin e tij dhe i kërkoi se forcën duhej ta shihte në ring.
“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.
Mesazhi që dërgoj është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.
Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjitëh shqiptarët që më kanë mbështtur dhe për gruan time që është shtatzënë”, ka thënë Floriani pas shpalljes kampion bote.
Suksese kampion! Krenare për ty Florian, emigranti ynë që gjithmone synove majën e botës.


#NewsIn. Al

