KreuAktualiteti“Foltorja kthehet në ortek”/ Berishës i dështon protesta, Baçi thirrje Shqiptarëve

“Foltorja kthehet në ortek”/ Berishës i dështon protesta, Baçi thirrje Shqiptarëve

“Foltorja kthehet në ortek”/ Berishës i dështon protesta, Baçi thirrje Shqiptarëve: Hajdeni këtu…
Deputeti i PD Luan Baçi ka para nisjes së Foltores së opozitës përballë Kryeministrisë e cila grumbulloi vetëm një “grusht” militantësh

Baçi tha se kjo Foltore bëhet pas bllokimit të krijuar në Parlament për deputetët e opozitës, si dhe që qytetarët të adresojnë hallet dhe problematikat e tyre.

“Është një foltore e organizuar nga PD. Kjo emërtesa e protestës nuk ka vend, sepse protestat organizohen në format tjetër. Është vendosur që kjo foltore të jetë e përjavshme, por më pas do të shikohet edhe në varësi të situatës. Pra një foltore për të plotësuar atë bllokim dhe boshllëk që krijohet në Parlament për deputetët. Po këtu është një foltore për qytetarët në radhë të parë, për të ardhur dhe shpalosur gjithë problematikat, hallet dhe shqetësimet, si dhe për të qenë si një pikë referimi, nga ku në vazhdimësi të bëhet si një ortek sa më i madh. I ftojmë qytetarët që të jenë pjesë e kësaj foltoreje. Ka pasur problematika të shumta nga përmbytjet. Vjosa dhe Semani i kursyen banesat e banorëve, por ka lënë dëme kolosale pas. Sepse janë mbi 120 hektarë tona të mbuluara nga uji. Janë mbuluar të gjitha të mbjellat. Qeveria duhet të zbresë në terren, të evidentojë dëmet te fermerët dhe t’i dëmshpërblejë ata”, tha Baçi.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit