Politika është frymë. Anëtarësia është baza e çfarëdo partie. Nëse kjo anëtarësi të largohet, misioni yt në politikë ka mbaruar!
Kuvëndi i sotëm i PD, apo kongresi, apo tubimi, apo mitingu si të duan le ta quajnë sipas konceptit dhe interesit të tyre kushdo, tregon se Partia Demokrate është rithemeluar. Vulat, zyrat, deputetët, të zgjedhurit i përkasin kryesisë së krijuar nga kryetari i deritanishëm Lulzim Basha. Si do shkojnë gjërat deri në fund? Çfarë vazhdimësie do ketë? A e beson kush që zoti Basha mund të krijojë një kuvend me këtë pjesëmarrje? A nuk do ishte më e udhës që ky kuvend të ishte i përgjithshëm dhe për të mirën e PD të gjendej gjuha e përbashkët mes anëtarëve dhe të zgjedhurve në PD?
Kush do shkojë pas Berishës në një tubim dhe kush pas Bashës?? A mundet të vihet në pyetje kjo?!
“Fshati që duket, s’do kallauz” thotë populli…Kush ka sy e veshë e shikon dhe dëgjon këtë! E sigurtë është që nesër shumë nga ata dhe ato që shohin me sytë nga Basha, zhvillimet e këtij kuvendi, do thonë që edhe ne me zemër ishim aty!
E bukur zgjedhja e Berishës për të pasur në krah të djathtë Belind Këlliçin.
Një PD e bashkuar do një të ri në krye…
@NewsIn.Al


