Qytetarët janë sytë dhe veshët e një komuniteti !
Me zhvillimin e qyteteve njëkohësisht është zhvilluar inovacioni dhe teknologjia ose anasjelltas.
Kohë më parë u krijua një aplikacion për Korçën (dhe jo vetëm) për raportimin e problematikave në komunitet siç ishin ; rrugët e dëmtuara, ndriçimi, gjelbërimi, grumbullimi i mbeturinave etj. Ky aplikacion ishte fryt i një projekti, por sikurse e dimë shumica e shërbimeve marin fund kur projekti mbaron.
Nisma e z. Niko Peleshi për krijimin e “Departamenti i Teknologjisë dhe Inivacionit” pranë bibliotekës Korçë është një super nismë e cila mund te punojë për rikrijimin e aplikacionit “Click & Fix” , i cili erdhi si nje sygjerim nga aktivisti Gurali Haxhillari

Ky aplikacion është rruga më e thjeshtë për të lidhur qytetarin me organet kompetente , siç është në këtë rast Bashkia Korçë. Me disa klikime të thjeshta ne do jemi në gjendje të shprehim shqetësimin me fjale, foto ose video, dhe po ashtu të monitorojmë progresin e punës dhe të njoftohemi kur puna ka mbaruar. Besojmë se kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo dhe nënkryetarët; znj.Benila Terova, z.Kletjon Kita dhe z.Thanas Tona do e mbeshtesin këtë nismë , duke ulur kështu rradhën dhe pritjen para sporteleve të sherbimit, në të njëjtën kohë ku do të njoftohet për çështje të cilat janë të pamundura për t’u evidentuar ose që dashur apo pa dashur anashkalohen nga inspektorët në terren.
Me rikrijimin e këtij aplikacioni ne ndihmojmë përmirësimin e qytetit dhe shërbimeve komunitare !
#PowerOfTheCommunity
#NewsIn
