KreuAktualitetiFusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të...

Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm”, ka thënë Rama.

Rama kërkon votat e diasporës, detaje nga takimi me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët

Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kësaj të marte në Tiranë e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve dhe zgjedhjet e 2025.

Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.

“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm”, mësohet të ketë thënë ai.

Synimi i kryeministrit është jo vetëm për të fituar dhe siguruar mandatin e katërt, por për të siguruar edhe një rezultat të thellë dhe diferencë nga zgjedhjet e kaluara.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit