Larisa katundi
Kur fillova podcastin “Larisa & Friends” (Flasim Hapur), përveç pasionit për ta bërë këtë si “punë”, nuk e mendoja që do të njihja kaq shumë personazhe interesantë, me histori të bukura, në biseda të VËRTETA njerëzore.
Mbi të gjitha asnjëherë se mendoja që midis të tjerash do ta ktheja në një mision timin për të promovuar mes shumë të ftuarve të njohur e të panjohur edhe të rinj të talentuar të cilët kanë qënë atje diku, duke bërë gjëra të bukura, me pasion dhe modesti por pa bërë shumë “zhurmë”.
Sezoni i dytë filloi i mbarë, me një rekord shikimesh
dhe shumë mesazhe me urime në të cilat më thuhej se mezi prisnin episodin e rradhës. Jam shumë mirënjohëse dhe falenderuese për të gjithë ju që më ndiqni dhe më mbështesni,e vleresoj pafund!
Kjo pa dyshim vetëm më motivon për të punuar më tepër
Në episodin e rradhës jam me Theodhora Kote, një artiste e re me një talent të veçantë për krijimin e veprave që kapin ndjenjat dhe imagjinatën.
Me një qasje inovative dhe teknika unike, me ëndrra të mëdha, e bukur në të gjitha kuptimet, Thea është një artiste e cila me pasion dhe përkushtim, punon çdo ditë, në studion e saj modeste por të ngrohtë, në përcaktimin e drejtimit të ri të skulpturës moderne.
Sfida mes profesionit dhe pasionit
Na ndiqni të mërkurë, ora 18:00 në kanalin tim në youtube(nesër)
Ps. Nëse e shikoni të arsyeshme bëni subscribe ❤️

@NewsIn.Al

