KreuBotaFUTBOLLI GJERMAN DHE BOTEROR NE ZI...GERD MULLER "Lamtumira e një legjende"!

FUTBOLLI GJERMAN DHE BOTEROR NE ZI…GERD MULLER “Lamtumira e një legjende”!

FUTBOLLI GJERMAN DHE BOTEROR NE ZI…

Shuhet GERD MULLER , “Der Bomber”, “Legjenda e golit”…

Qellimi i lojes se futbollit eshte GOLI… Dhe ne qofte se goli do te ishte kriteri i vetem per te percaktuar lojtarin me te madh te historise, ai padyshim do te quhej GERD MULLER…

Kemi patur fat qe e kemi shikuar “live” kete sulmues te jashtezakonshem…

Müller ishte i relativisht i shkurtër, trupngjeshur, me pamje të ngathët dhe ne dukje jo veçanërisht i shpejtë; ai kurrë nuk i përshtatej idesë konvencionale të një futbollisti të shkëlqyer, por ai kishte një shpejtesi “vrasese” në distanca të shkurtra, një lojë të jashtëzakonshme ajrore dhe instinkte të çuditshme të shënimit të golave. Këmbët e tij të shkurtra i dhanë atij një qendër graviteti që ai mund të kthehej shpejt dhe me ekuilibër të përsosur në hapësira te vogla dhe me shpejtësi… që po ta bënin lojtarët e tjerë do te rrezoheshin. Muller kishte një aftësi per të shënuar në situata të pamundura si askush tjeter.

Gerhard “Gerd” Müller lindi me 3 nentor 1945, ne Nördlingen, Gjermani.

▪Ka shenuar 68 gola ne 62 ndeshje me perfaqesuesen gjermane

▪ Ka debutuar me ekipin gjerman ne nje ndeshje miqesore me 12 tetor 1966 kunder Turqise ne Stamboll (2-0).

▪Golat e pare ( 4) i shenoi kunder Shqiperise ne Dortmund me 8 prill 1967 (6-0) ne nje ndeshje per eleminatoret e Evropianit 1968.

▪Ka luajtur vetem njehere ne Tirane, me 17 shkurt 1971, kunder perfaqesueses shqiptare duke shenuar golin e vetem te ndeshjes (1-0) ne nje ndeshje eleminatore te Evropianit 1972.

▪Ndeshja e fundit (#62) eshte ndeshja me e rendesishme e tij, ku me golin e shenuar (# 68 personal) i dha RFGJ titullin boteror ne finalen e 7 korrikut 1974 kunder Hollandes (2-1)

▪Ka shenuar kunder te gjitha skuadrave te medha qe ka luajtur… nuk ka shenuar vetem kunder Brazilit…

▪Ka shenuar 365 gola ne 427 ndeshje te Bundesliges gjermane

▪Ka shenuar 69 gola ne 77 ndeshje te luajtura ne kupat e Europes me Bayern Munchen

▪Ka shenuar 14 gola (ne 13 ndeshje te luajtura) ne finalet e boteroreve te viteve 1970 dhe 1974

▪Shenuesi me i mire i boterorit te Meksikes (1970) me 10 gola

▪Ka shenuar 735 gola gjate gjithe karrieres se tij…. duke u bere golshenuesi i 5-te me i madh i te gjitha koherave pas 1.Josef Bican (Austria, Bohemia/Moravia) (805 ), 2. Romário (Brazil) (772), 3. Pelé (Brazil) (767) dhe 4. Ferenc Puskás (Hungary) (746).

▪Sipas IFFHS, ne vitin 1999 votohet si lojtari i nente me i mire europian i shekullit pas Cruiff, Beckenbauer, Di Stefano, Puskas, Platini, Eusebio, Bobby Charlton, Stanley Matthews

▪Sipas IFFHS ne vitin 1999 votohet si lojtari i 13-te me i madh i botes per shekullin XX pas Pele, Cruiff, Beckenbauer, Di Stefano, Maradona, Puskas, Platini, Garincha, Eusebio, Bobby Charlton, Stanley Matthews, Van Basten.

▪ Kampion i Europes me RFGJ ne vitin 1972

▪ Kampion i botes me RFGJ ne vitin 1974

▪3 here fitues i Kupes se Kampioneve me Bayern Munchen (1974,1975,1976)

▪Fitues i Kupes Interkontinentale me Bayern Munchen (1976)

▪1 here fitues i Kupes se Kupave te Europes me Bayern Munchen (1967)

▪4 here kampion i Gjermanise me Bayern Munchen

▪ Fitues i Ballon d’Or: 1970 me 77 pike. Pas tij TOP 10 plotesohej nga Bobby Moore (70 pike), Riva (65), Beckenbauer (32), Overath (29), Dzajic (24), Cruyff (13), Banks(8), Mazzola (8) dhe Uve Seeler (7).

▪Muller ishte gjithashtu edhe 6 here te tjera ne TOP 10 te Ballon d’Or :
# 3 (1969), # 6 ( 1971), # 2 (1972), #3 (1973), # 7 (1974) dhe #9 (1976).

▪7 here golshenuesi me i mire i Bundesliges: 1967, 1969, 1970, 1972,1973, 1974, 1978

▪I dha fund futbollit te luajtur ne vitin 1982 pas aventures amerikane me Fort Lauderdal Strikers…

▪Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer jane te vetmit futbolliste gjermane qe kane fituar Kampionatin Evropian, Kampionatin Boteror dhe Ballon d’Or…
Pervec tyre vetem Zidane i ka arritur keto trofe…

▪Fatkeqsisht Gerd Muller, sinonimi i golit, vuante qe nga viti 2015 nga Alzheimeri duke u shuar nga pak cdo dite…dhe perfundimisht ne oret e para te mengjesit te 15 gusht 2021…duke u bere lojtari i pare i perfaqesueses se famshme gjermane te boterorit 1974 qe fluturon ne qiell …

▪Pa golat e Gerd Muller, historia e famshme e futbollit gjerman dhe e Bayen Munchen nuk do te ishte e njejta…

SAIMIR KADIU (Sporti sipas Bakut)

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit