KreuAktualitetiPo vijnë refugjatët nga Afganistani !!!/Av.Esmerald Xhafa

Po vijnë refugjatët nga Afganistani !!!/Av.Esmerald Xhafa

Po vijnë refugjatët nga Afganistani !!

U lodhëm me komente pro dhe kundër nga njerëz që nuk dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë.
Nuk duhet të harrojmë se ata të cilët po vijnë në Shqipëri janë njerëz të cilët duan të shpëtojnë nga një grup Kriminal i cili ka marë në dorë gjithë shtetin e Afganistanit dhe shumë shpejt kapot e këtij grupi do jenë drejtuesit e Qeverisë dhe Institucioneve .


Shtetet perëndimore midis tyre edhe Shqipëria kanë luftuar kundër këtij grupi për afro 20 vjet, por nuk ia dolën që të vendosin paqen dhe të jetohet normalisht .
Ky grup kriminelash janë po ata të cilët morën guximin dhe e Sulmuan Amerikën mu në zemrën e saj dhe jo vetëm të saj por të gjithë botës dhe humbën jetën mijëra njerëz midis tyre edhe Shqiptarë të pafajshëm.
A e kuptoni se deri ku arrin çmenduria dhe fuqia e këtyre,?
A e kuptoni se sa të trembur dhe të pafuqishëm janë ata që po vijnë në shqipëri sot,ata të cilët ishin krah nesh dhe luftuan kundër atyre?
Atyre iu duhet territori i Afganistanit për të mjellë dhe prodhuar drogë dhe me drogën e shitur tek ne ata do blejnë akoma më shumë Armatime she logjistikë Luftarake, dhe nëse bëjmë logje Facebook-u ata do jenë duke na vrarë.
Do vrasin fëmijët dhe të rinjtë me drogën e tyre,dhe me lekët Tona do blejnë armë për të na sulmuar kur tiu shkrepet.
Problemi ynë nuk janë ata të cilët do vijnë, problemi ynë janë ata të cilët janë atje dhe që arritën të mundin gjithë botën e cila I luftoi për 20 vjet por nuk ia doli dot.
Tani ata janë më të fuqishëm,më të zotët,më të pasur,ata FITUAN.

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit